Kilian Mbape ka kaluar një moment shumë të vështirë te Kombëtarja e Francës, madje duke kër.cënuar se nuk do të vishte më fanellën e tyre.
Kjo është historia që zbulohet për herë të parë nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Grey.
“U takuam pas Europianit në 2020. Mbape mendonte se Federata jonë nuk po e mbronte nga kritikat dhe negativiteti që e rrethonte pas penalltisë së humbur në rrjetet sociale. Ishte i zemëruar dhe nuk donte të luante më për Francën.
Sigurisht që ne nuk e morëm me seriozitet të plotë këtë situatë.
Mbape ishte thjesht i mërzitur pas humbjes me Zvicrën pasi ka mentalitet fitues”, tha Le Grey.