Fusha është me të gjitha dimensionet ashtu siç e kërkojnë standardet e futbollit, me një pamje mahnitëse, e ku tjetër përveç në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Fusha si tepih, e bukur për sy por edhe për të zhvilluar lojë kampionale.
Është investim i Federatës së Futbollit të Kosovës në krye me Agim Ademin.
Në këtë fushë simpatike luan Behari i Vitomiricës, anëtar i Ligës së Dytë të Kosovës.
Edicionin që e lamë pas ky ekip përfundoi në mesin e tabelës përkatësisht në pozitën e tetë me 34 pikë të mbledhura.