Siç raportohet nga “Sky Sports Italia”, sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku, është gjithnjë e më afër rikthimit tek Interi.
Ende nuk është dhënë drita e gjelbër nga skuadra e Chelseat, por sipas mediave italiane, krerët e Interit kanë bërë ofertën e radhës që përfshinë tetë milionë euro plus bonuset.
Të dy palët janë shumë afër arritjes së marrëveshjes, ku sulmuesi belg do të rikthehet në Serie A në formë huazimi, pas një sezoni dështues me Chelsean.