Shkendija e Tetovës luajti ndeshjen e tretë miqësore dhe këtë herë u mjaftua me barazim (3:3) ndaj Zrinjskit nga Bosnja e Hercegovina.
Skuadra nga Mostari tri herë udhëhoqi por tetovarët arritën të barazojnë.
Për Shkëndijen shënuan Hasani (42'), Mijatoviq (52'-autogol), Sadriu (58') dhe Zrinjskin Cuze (8'), Kamenar (49'), Murati (54'-autogol).
Shkendija ka barazuar 1:1 me Ferencvaros-in dhe ka shënuar fitore ndaj Mariborit me rezultat 1:0.