Gazetari i njohur Fabrizio Romano e ka konfirmuar para pak çastesh se gjiganti italian, Inter, ka arritur marrëveshje me Chelsean për ta rikthyer në formë huazimi sulmuesin Romelu Lukaku.
Interi do të paguajë tarifën e huazimit prej tetë milionë eurosh plus shtesat, që nuk lidhen me paraqitjet, por vetëm me objektivat e Interit këtë sezon.
Romelu Lukaku do të ulë pagën e tij në 8/8.5 milionë euro pasi dëshironte të rikthehej në Inter, vetëm pas një sezoni në Chelsea.
Chelsea do të kursejë pagën e tij dhe do të marrë një tarifë huazimi për t'u ri-investuar në treg me Jules Koundé dhe Raheem Sterling ende ndër objektivat kryesore.
Lukaku refuzoi qasjet e klubeve të tjera pasi ai donte vetëm të rikthehej në Inter, që nga ajo intervistë në dhjetor me Matte Barzaghin.
Ndërkaq, pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly, ka pranuar ta lërë të shkojë dhe kështu ka ndodhur edhe me Thomas Tuchel i cili ka biseduar drejtpërdrejt me Lukakun.