E ardhmja e Neymar te PSG në rrezik? Khelaifi refuzon të komentojë

Futboll

E ardhmja e Neymar te PSG në rrezik? Khelaifi refuzon të komentojë

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 22:33
Neymar

Pavarësisht se ka të mbetura edhe tre vite të tjera në kontratën e tij, e ardhmja e Neymarit te Paris Saint-Germain duket të jetë e paqartë.

Në fakt, pas fjalëve të fundit të presidentit të PSG-së, Nasser Al Khelaifi, e ardhmja e yllit brazilian duket të jetë në rrezik, pasi ai refuzoi të tregoj publikisht se a do të jetë Neymar pjesë e projektit të së ardhmes, apo jo.

“Neymar pjesë e projektit të ri apo jo? Ne nuk mund të flasim për këtë gjë në publik sepse disa lojtarë të tjerë do të arrijnë, e disa të tjerë do të largohen nga klubi. Këto janë bisedime private”, tha Khelaifi për “Marca”.

Neymar ka kontratë aktuale me Paris Saint-Germain deri më 30 qershor të vitit 2025, me opsionin për ta rinovuar kontratën edhe për një vit tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat