Ish-trajneri i futbollit të FC Magnanville (Francë) dënohet me 10 vjet burg për përdhunim dhe sulm seksual ndaj të miturve.
Trajneri Alain u dënua sepse, midis viteve 2016 dhe 2019, kishte abuzuar me disa djem të rinj nga klubi, të cilëve u ofroi seanca private në banesën e tij “për forcimin e muskujve”.
Përveçse do të qëndrojë për shumë vite në qeli, atij i është e ndaluar të ushtrojë profesionin, të punojë apo të ketë kontakte me fëmijët.
Avokati i Alain tha se ai nuk do të apelojë vendimin. Pas shtatë ditësh gjykimi,
Gjykata e Versajës sapo e ka dënuar këtë ish-trajner vullnetar të klubit të futbollit Magnanville. Ai është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj futbollistëve të rinj të moshës 13 deri 18 vjeç.