Alfred Schreuder është zyrtarisht trajneri i ri i klubit holandez, Ajaxit.
49-vjeçari nënshkroi një kontratë në Johan Cruijff Arena që zgjat deri në mesin e vitit 2024, me një opsion për një sezon të tretë.
Ai do të pasojë Erik ten Hag, i cili u largua për në Manchester United këtë sezon dhe është gati të krijojë suksese të reja në Amsterdam.
Schreuder bashkohet me Ajax nga Club Brugge, ku ai fitoi ligën belge sezonin e kaluar.
Para se trajneri i ri të fillonte punën në Belgjikë, ai ishte në TSG Hoffenheim dhe FC Barcelona.
Për këtë të fundit, Schreuder vepronte si ndihmës i ish-trajnerit të Ajax, Ronald Koeman.