Tairi vazhdoi kontratën me FC Struga Trim Lum!
FC Struga vazhdo rinovimin e kontratës edhe me Flamur Tairin.
Siç njofton klubi, kapiteni i skuadrës, është futbollisti i radhës që do të vazhdojë bashkëpunimin me ekipin e Strugës TL.
Tairi dhe drejtuesit e klubit kanë rënë dakord për vazhdimin e kontratës edhe për një vit, në mënyrë që mesfushori me përvojë të madhe në futbollin tonë të vazhdojë të mbajë fanellën e skuadrës së qytetit ku ka lindur.
Tairi prej 5 vitesh e gjysmë është pjesë e FC Struga TL, si dhe është pjesë e gjeneratës me të cilën klubi arriti suksesin më të madh duke hyrë në Ligën e Parë.