Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi i Podujevës, përgatitet për garat e Conference League.
Futbollistët e Llapit përgatiten në Ohër nën drejtimin e kryetrajnerit Tahir Batatina.
“Këto janë katër ndeshjet kontrolluese që do t'i zhvillojmë gjatë fazës përgatitore në Ohër.
Sot e nisim ciklin e ndeshjeve kontrolluese ndaj kampionit të Superligës, Ballkanit, ndeshje e cila do luhet nga ora 17:30”, njofton KF Llapi.
Ndeshjet tjera:
Më 24.06.2022 - ora 18:00 (KF Llapi - SC Gjilani)
Më 26.06.2022 - ora 18:00 (Makedonija GP - KF Llapi)
Më 28.06.2022 - ora 18:00 (KF Llapi - KF Laçi)