Skuadra shqiptare Struga Trim Lum, sot fillon përgatitjet për edicionin e ri në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Struganët synojnë të përgatiten sa më mirë, me synime që të luftojnë për rezultate sa më të mira.
“FC Struga sot edhe zyrtarisht nis përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2022-2023.
Në stadiumin e Ladorishtës skuadra do të zbresë në fushë në drejtimin e trajnerit Srgjan Zaharievski dhe stafit të tij teknik.
Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet në orën 17:00. Ekipi në përgjithësi do të stërvitet në Strugë, ndërsa gjithashtu janë paraparë të zhvillohen edhe disa ndeshje miqësore, përmes të cilave trajneri do të marrë një pasqyrë më të mirë rreth formës së futbollistëve”, njofton FC Struga Trim Lum.