Një familje që jeton me futbollin! Familje që e ka traditë futbollin, pasi që në vitet e 80-ta Skënder Muhaxhiri ka qenë portier i Vëllaznimit të Gjakovës.
Tash e sa vite djali i Skënderit, Altiku, është portier i shquar dhe mbron me sukses në petkun e Dukagjinit të Klinës.
Altiku me bashkëshorten e tij, Matilda, ndihen krenarë që kanë binjakët dhe po kënaqen me ta, duke besuar e shpresuar se kur të rriten do të bëhen sportistë të mëdhenj.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/June/22/auto_31655900321.jpg)
Altiku e Matilda
Binjakët Alea dhe Alkini janë katër vjeç, ku shihen edhe në foto duke u relaksuar mbi kali dhe shijuar edhe pushimet verore!
![Image](/media/botasot.info/images/2022/June/22/auto_41655900441.jpg)
Alea dhe Alkini