Interi pranë zyrtarizimit të goditjes së parë, mesfushori i Serie A kryen vizitat mjekësorë me zikaltërit
Interi duket të jetë shumë pranë zyrtarizimit të goditjes së pare në merkato me ish-mesfushorin e Romës, Henrik Mikitarjan që po kryen vizitat mjekësorë me zikaltërit.
33-vjeçari është parë në qendrën mjekësorë “Humanitas” për të kryer testet fizike përpara firmës në kontratën e re me klubin.
Armeni do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin e ri dhe do të jetë kështu goditja e parë e merkatos për Interin.