Skuadra e Atletiko Madridit, duket se ka siguruar përforcimin e parë në mesfushë.
Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo” dhe mediave kryesore spanjolle, skuadra nga kryqendra e Spanjës, ka vendosur që të firmos kontratë me Aksell Uitselli, i cili vejn te Atletiko Madridi me parametra zero nga skuadra e Borusia Dortmund.
Mesfushori belg kishte edhe një kontakt me Marseille në Francë por nuk ra dakort me termat e shifrave.
Lajmin për kalimin e Uitsellit te Atletiko Madrid, e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur për transferimet të futbollistëve, Fabricio Romano.