Shkëndija përballet me Dinamon e Zagrebit 

Futboll

Shkëndija përballet me Dinamon e Zagrebit 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2022 Në ora: 17:25
Shkëndija përballet me Dinamon e Zagrebit 

Shkëndija e Tetovës po përgatitet në Slloveni.

Krahas stërvitjeve të zakonshme, skuadra e trajnerit Artim Shaqiri deri më tani ka zhvilluar edhe tri ndeshje miqësore, ndërsa të dielën (17.30) Shkëndija do të ketë miqësore me klubin me renome të futbollit, Dinamon e Zagrebit. 

“Skuadra nga Tetova do të luajë kundër gjigantit ballkanik, pritet për të ‘kaltrit’ të paraqiten edhe Arian Ademi dhe Stefan Ristovski.

Interesant është fakti se Shkëndija i ka luajtur të gjitha ndeshjet në Slloveni me kampionët e shteteve tjera, si Ferencvaros (Hungari), Maribor (Slloveni), Zrinjski (Bosnja dhe Hercegovina) dhe tani me  Dinamon e Zagrebit (Kroaci).

Interesant është edhe fakti se Dinamo e Zagrebit është rival i mundshëm i Shkupit në xhiron e dytë kualifikuese të Champions League, vetëm skuadra nga Çairi duhet ta kalojnë Linkolnin nga Gjibraltari në start.

Ndryshe, sot lojtarët e Shkëndijës kanë marrë një ditë pushim nga Shaqiri”, shkruan mes të tjera “Sportmedia”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat