Ndeshje madhështore dhe rezultati 2:2 edhe më madhështor për skuadrën shqiptare, Shkupi, kampion i Maqedonisë së Veriut.
Shkupi ndahet baras (2:2) në Stamboll me Fenerbahcen, në ndeshjen miqësore.
Skuadra nga Çairi avancoi dy herë, ndërsa vendasit barazuan dy herë, për të shpëtuar nga humbja në fund.
Kjo ndeshje miqësore është luajtur pasditen e sotme në Kompleksin Sportiv Fenerbahce në Stamboll.
Shkupjanët kaluan në avantazh në minutën e 12-të, pasi asistoi Fredy Alvarez dhe futbollisti Adetunji realizoi për 0:1.
Megjithatë, pesë minuta më vonë, vendasit barazuan në 1:1 me golin e Lincolnit.
Me fillimin e pjesës së dytë, Shkupi kaloi sërish në epërsi me 1:2. Alvarez asistoi sërish dhe Adetunji shënoi.
Kështu ndodhi deri në minutën e 82-të kur Fenerbahce arriti të barazojë në 2:2 përmes futbollistit Gumuskaya.