Futbollisti Përparim Islami largohet nga skuadra e Dritës së Gjilanit.
Ai iu është mirënjohës edhe tifozëve “Intelektualë” për përkrahje që i kanë dhënë sa ishte pjesë e këtij kolektivi.
“Nga sot nuk jam më pjesë e FC Drita.
Falënderoj drejtuesit e Dritës, konkretisht udhëheqësit e klubit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin fantastik.
Falënderoj shumë stafin të cilët punuam së bashku gjatë kësaj periudhe 1 - vjeçare sa isha pjesë e Dritës, një falënderim shkon për gjithë bashkëlojtarët e skuadrës.
E falënderim kanë të gjithë qyteti i Gjilanit si dhe tifozët të cilët na kanë qëndruar gjithmonë afër dhe na kanë përkrah”, njofton Islami.