SC Gjilani ka njoftuar se futbollisti Edison Kqiku është operuar në këmbën e djathtë.
Kqiku kishte pësuar frakturë në fibulën e këmbës së djathtë, dhe siç njofton klubi operacioni ka përfunduar me sukses.
Futbollisti gjilanas cilësohet një talent i madh, por ka qenë i pafat me lëndime të shumta që e kanë përcjellur gjatë viteve të fundit.
"Sport Club Gjilani konfirmon se futbollisti Edison Kqiku ka përfunduar me sukses operacionin në këmbën e djathtë pas një lëndimi që pësoi në seancat stërvitore.
Kqiku ka pësuar frakturë në fibulën e këmbës së djathtë dhe me rekomandim të stafit mjekësor është operuar për të kaluar më shpejtë këtë sfidë.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Edit dhe presin më të fortë në fushat e blerta", njofton SC Gjilani.