Anglezët rrezikojnë të humbasin në këtë merkato Raphinha-n dhe drejtuesit e klubit shohin belgun, De Ketelaere si zëvendësuesin ideal të brazilianit.
Belgu është në “orbitën” e Milan prej muajsh , por kampionët e Italisë tani po hasin vështirësi në këtë verë, pasi pothuajse për çdo objektiv të tyre kanë konkurrencë shumë të fortë.
Drejtuesit e klubit anglez kanë gati një ofertë, pasi këta të fundit janë të vetëdijshëm që me shitjen e brazilianit do të përfitojë rreth 65 milionë paund dhe do të jenë në gjendje të kënaqin jo vetëm lojtarin, por edhe klubin Club Brugge.
Sa i përket merkatos te Leeds, drejtuesit po mendojnë edhe për sulmin dhe emri më i lakuar është Cody Gakpo, por për momentin, sulmuesi i PSV mbetet vetëm një dëshirë.