Newcastle “blindon” portën!
Nick Pope mund të quhet zyrtarisht lojtar i Newcastle. Portieri 30-vjeçar ka gjetur akordin (do të firmos brenda javës) me “Qymyrxhinjtë”, duke ndarë rrugët me Burnley pas gjashtë sezonesh.
Portieri i kombëtares angleze pritet të marrë “çelasta” e kuadratit te Newcastle, skuadër që po projekton një revolucion në organikë për të lënë pas sezonin e fundit dhe për të prekur zonën europiane.
Nick Pope në tre sezonet e fundit në Premier League ishte portieri kryesor i Burnley, skuadër me të cilën numëron 155 ndeshje në elitën e futbollit anglez. Sa i përket kombëtares, Pope numëron 8 ndeshje nga viti 2018.