Malisheva blindon Arbër Pirën me kontratë të re

Futboll

Malisheva blindon Arbër Pirën me kontratë të re

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 23:39
Malisheva blindon Arbër Pirën me kontratë të re

FC Malisheva ka njoftuar se ka vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër me mbrojtësin Arbër Pira.

Arbër Pira i cili luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë, ka qenë startues i padiskutueshëm në formacionin e Arsim Thaqit.

27-vjeçari në sezonin e kaluar ka bërë 28 paraqitje në Superligë duke shënuar nëj gol dhe një asistim.

Kujtojmë që deri më tani Malisheva ka transferuar Fiton Hajdarin dhe Qlirim Avdullin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat