Struga Trim Lum ka marrë një tjetër përforcim cilësor për sezonin e ri.
Në radhët e Strugës ka mbërritur Fatjon Jusufi, ish-futbollisti i Renovës i shpërbërë. Sigurisht që do të jetë një përforcim i madh për mesfushën në ekipin e Strugës TL.
26-vjeçar pritet të jetë ndihmë të madhe për struganët dhe të jetë partner i Besart Ibrahimit në vijën sulmuese.
Jusufi sezonin e kaluar luajti 29 ndeshje për Renovën në LPFM dhe shënoi pesë gola, me tre asistime të tjera. Në karrierën e tij ka luajtur edhe për Shkupin si dhe për Chirac nga Armenia dhe Partizani nga Shqipëria.