Kamberi lë Skocinë për Superligën e Zvicrës!
Florian Kamberi rikthehet në Superligën e Zvicrës, pas një eksperience në Angli me skuadrën e Shefield Uednesdej.
Sulmuesi, i ftuar edhe nga Shqipëria, do të veshë fanellën e skuadrës së Vintertur dhe kjo është zyrtare.
Më parë Kamberi ka luajtur për skuadrën e Gras’hoppersit dhe Sent Gallenit në Zvicër, si dhe për Karlsruen në Gjermani, Hibernian, Ranxhersin dhe Aberdinin në Skoci.