Rrahën lojtarët me shkopinj, merret vendimi!
Rënia nga kategoria e parë franceze drejt asaj të dytës e klubit historik, Saint-Etien, solli një ngjarje të pakëndshme, ku tifozët hynë në fushën e lojës dhe filluan të ushtronin dhunë mbi lojtarët me sende të rënda si shkopinj.
Kjo gjë është shqyrtuar nga Federata Franceze e Futbollit, e cila ka marrë masa për klubin më të titulluar në Ligue 1, i cili u barazua këtë vit nga PSG.
Saint-Etien do të duhet ta nisë kampionatin me -3 pikë dhe do të duhet që katër sfidat e para të saj në shtëpi t’i luajë pa tifozë.