Kryetrajneri i Ferizajt, Arbnor Morina, javën e ardhshme fillon përgatitjet për edicionin e ri.
Morina do të mundohet të përgatitë Ferizajn sa më mirë për elitën e futbollit të Kosovës.
“Klubi ynë ju njofton se përgatitjet për sezonin e ri, të skuadrës tonë do të fillojnë me datën 1 korrik deri më 23 korrik, ku do të mbahet faza e parë e përgatitjeve në qytetin tonë, tek stadiumi me bari sintetik.
Ndërsa pas datës 23 korrik, skuadra jonë do të udhëtojë drejtë, Mavrovës një vendi shumë i bukur për përgatitje, klubi jonë është duke punuar shumë në organizimin sa më të mirë në të gjitha aspektet, që të paraqitemi sa më mirë në Superligën e Kosovës ne futboll.
Trajneri Arbnor Morina do t'i ketë në dispozicion të gjithë futbollistët në fillimin e përgatitjeve, ku do të mundohemi të jemi sa më të përgatitur për sezonin e ri”, njofton FC Ferizaj.