Ibrahim Dresheviq tash e tutje do të jetë nën urdhrat e legjendës italiane të futbollit, Andrea Pirlo.
Futbollisti kosovar ka nënshkruar me klubin turk, Fatih Karagumruk.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Dresheviq deri tash ishte pjesë e Hereenvenit në Holandë.
Ai është lojtar me peshë edhe te Kombëtarja e Kosovës.