Fabio Capello ka një debulesë të madhe për një nga yjet e Romës. Ish-trajneri i famshëm italian, i cili ka fituar me klube si Milan, Real Madrid, Roma dhe Juventus (dy titujt më bardhezinjtë iu hoqën), nuk i kursen elozhet për Nicolo Zaniolon.
Në një prononcim për Corriere della Sera, 75-vjeçari e cilëson 22-vjeçari e ekipit të Jose Mourinhos si talentin më të madh të futbollit italian. “Zaniolo është shpresa e futbollit italian.
Shpresoj që gjunjtë t’i mbeten të fortë. Italia ka nevojë për lojtarë si Zaniolo”, deklaroi Don Fabio. Sulmuesi i djathtë shënoi golin e fitores përballë Feyenoord në finalen e Conference League në “Air Albania”.
Zaniolo i dhuroi Romës trofeun europiane në finalen e madhe të Tiranës, ndërkohë që për shërbimet e tij është futur në lojë Juventusi, që ofron 25 milionë euro + kartonët e Arhur dhe McKennie.