Divock Origi do të jetë lojtar i Milanit javën e ardhshme.
Pas largimit si lojtar i lirë nga Liverpooli, Divock Origi thuhet se ka zgjedhur Milanin si destinacionin e tij të radhës.
Tani, siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Origi do të zyrtarizohet si transferimi më i ri i Milanit gjatë javës së ardhshme.
Marrëveshja mes dy palëve është arritur në muajin maj, ku tani është vetëm çështje kohe që ta shohim Origin në fanellën e kampionit italian.
Në anën tjetër, skuadra spanjolle, Villarreal, kishte pyetur rreth mundësisë për të arritur marrëveshje me Origin, por ky i fundit dëshironte vetëm kalimin te Milani.