Matthijs de Ligt mund të largohet nga Juventusi pas tri sezoneve të kaluara në “Allianz Stadium”.
“Corriere dello Sport” ka raportuar se reprezentuesi holandez e dëshiron largimin që në afatin kalimtar të kësaj vere.
Mes palëve thuhet se nuk është arritur marrëveshja për vazhdim të kontratës dhe se ish-mbrojtësi i Ajaxit e dëshiron largimin para skadimit të kontratës.
De Ligt me Juventusin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
Sipas raportimit nga mediumi italian, 22-vjeçari mund të largohet për 80 milionë euro.
Për Matthijs de Ligt më herët është raportuar se interesim kanë shprehur dy klubet nga Anglia, Manchester City dhe Chelsea.