Jesus do të transferohet tek Arsenal

Futboll

Jesus do të transferohet tek Arsenal

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 11:41
Jesus do të transferohet tek Arsenal

Ardhja e Haaland te Manchester City ka bërë që për brazilianin Gabriel Jesus mos tgë ketë më minuta në dispozicion.

Kështu, kampionët e Anglisë, vendosën që të dëgjonin oferta për Gabriel. Arsenal ka qenë i vendosur për transferimin e një sulmuesi pasi francezi Lacazette u largua në drejtim të Lyonit.

Fabrizio Romano, gazetari i njohur italian, ka bërë me dije se Arsenal dhe City kanë arritur një marrëveshje totale për transferimin e sulmuesit në urdhrat e Artetas.

Takimi i ardhshëm mes palëve do të jetë për të firmosur kontratën. Gabriel Jesus do t’i kushtojë 45 milionë paund Arsenalit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat