Gabriel Jesus tashmë ka arritur marrëveshje me Arsenalin dhe transferimi i tij pritet të ndodhë shumë shpejt.
Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, drejtori teknik i “topçinjve”, Edu Gaspar, po kërkon që ta përfundojë sa më shpejt këtë çështje.
Tanimë kanë mbetur vetëm edhe disa detaje pa zgjidhur të cilat nuk pritet të nxjerrin telashe sa i përket transferimit të lojtarit.
Braziliani do të transferohet në “Emirates Stadium” për shumën e 45 milionë eurove.
Kontrata e ofruar nga “The Gunners” do të jetë pesëvjeçare që do ta mbajë atë deri në vitin 2027 në Londër.