Athletic Bilbao me president të ri

Futboll

Athletic Bilbao me president të ri

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 12:38
Jon Uriarte fiton me 46,71 për qind

Athletic Bilbao ka zgjedhur presidentin e ri të ekipit.

Në krye të një prej klubeve më të veçantë në botë, është zgjedhur Jon Uriarte (10979 vota), i cili triumfoi përballë emrave si Inaki Arechabaleta (7927) dhe Ricardo Barkala (4262).

Sipërmarrësi 44-vjeçar do të drejtojë klubin bask për katër vitet e ardhshme. Uriarte ka zgjedhur edhe trajnerin e ri të skuadrës, i cili do të jetë Ernesto Valverde.

58-vjeçari qëndron pushim prej janarit të vitit 2020, kur u shkarkua nga Barcelona. Valverde, i cili ka një eksperiencë të madhe në stol, do të nisë aventurën e tretë si teknik i Athletic Bilbao.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat