Arsenali pritet që brenda ditësh të kompletojë transferimin e Gabriel Jesusit nga Manchester City.
Mes klubeve u raportua se është arritur marrëveshja, me “Topçinjtë” që do të paguajnë 52 milionë euro për brazilianin.
Arsenali tani thuhet se po punon edhe rreth marrëveshjes finale me lojtarin, i cili pritet që të nënshkruajë kontratë afatgjate.
25-vjeçari pritet që të bëhet edhe futbollisti më i paguar në “Emirates”.
Ish-sulmuesi i Palmerias te Arsenali besohet se do të ketë pagë javore prej së paku 300 mijë eurove.
Kësisoj, Gabriel Jesus do ta kalojë edhe Thomas Parteyn, i cili momentalisht është më i paguari te londinezët.
Mesfushori nga Gana besohet se paguhet 230 mijë euro në javë.