Ernesto Valverde do të jetë trajneri i ardhshëm i Athletic Bilbao, jo Marcelo Bielsa.
Kjo pasi zgjedhjet presidenciale të klubit i ka fituar Jon Uriarte dhe jo Inaki Arechabaleta, i cili kishte thënë se në rast se do të fitonte, atëherë Bielsa do të bëhej trajner.
Uriarte kishte deklaruar se Valverde do të bëhej trajneri i ri i klubit nëse ai fitonte zgjedhjet.
Valverde ka drejtuar Athletic në dy raste të mëparshme, nga 2003 në 2005 dhe 2013 në 2017.
Valverde kishte qenë trajner edhe i Barcelonës.