Vikingur Reykjavik fiton finalen dhe hyn në xhiron kualifikuese!
Vikingur Reykjavik është klubi që do të ndeshet me Malmö FF në xhiron e parë të kualifikimeve për Champions League.
Kjo pasi kampioni islandez ka fituar finalen e parakualifikimeve, duke mposhtur Inter Club d`Escaldes.
Isalndezët kanë fituar me rezultat 1-0, me golin e realizuar nga Ingason në minutën e 68.
Ndeshjet e xhiros së parë të kualifikimeve zhvillohen më 5 korrik.