Nevil Dede do të rikthehet që të drejtojë një ekip të kryeqytetit.
Këtë herë nuk bëhet fjalë për Tiranën, pasi bardheblutë arritën të fitonin titullin kampion dhe pozita e Orges Shehit nuk mund të ishte kurrsesi e diskutueshme.
Sipas asaj që raporton “Supersport”, te Dinamo kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Deden.
Ky i fundit arriti që të ngrinte Erzenin në Superiore gjatë sezonit të shkuar.
Për më tepër që duke parë rivalitetin e madh dhe emrat e luksit që do të Kategoria e Parë, kërkohet me patjetër një trajner me eksperiencë për t’ia dalë.