West Ham United nuk janë duke menduar shitjen e Declan Rice.
Mesfushori i West Ham nuk është në shitje.
Këtë e ka bërë të ditur ‘Mirror’, pasi sipas tyre klubi anglez dëshiron ta mbajë lojtarin në radhët e tyre.
Sezonin që lamë pas 23 vjeçari zhvilloi paraqitje fenomenale, andaj disa ekipe i janë vënë pas, por ai mund të mbetet te West Ham.
Chelsea ka qenë njëra nga skuadrat që ka shfaqur më së shumti interesim drejt tij, por mesa duket do të mbetet vetëm një interesim për lojtarin nga ‘Blutë e Londrës’./