Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, aktualisht trajner Al Arabi në Kuvajt, me Kombëtaren e Kroacisë fituan medaljen e bronztë në vitin 1998, uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Kozniku tha se përmes gazetës “Bota sot” informohet për shumë aktivitete sportive.
“Urime 27 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’, unë gjithnjë kam thënë dhe prapë e them se me ‘Bota sot’ janë informatat e të gjitha llojeve të sportit, për krejt sportistët sukseset i marrë nga ‘Bota sot’.
Mua me duket se jam gjithnjë së bashku me ata dhe gjithnjë jam shumë i kënaqur ,sidomos me të nderuarin mikun tim të palodhuri Kemajl Goca, lum ‘Bota sot’ që të ka dhe lutem edhe 100 vite me suksese për ‘Bota sot’, uron Kozniku.