KF Drenasi po përgatitet për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës.
Pasi kanë vazhduar kontratën me trajnerin Leotrim Krasniqi, Drenasi ka kompletuar edhe transferimin e pesë futbollistëve nga rivali lokal Feronikeli.
Erjon Mala, Laurent Xhylani, Rinor Brahimi, Kaltrin Selmaj dhe Visar Aliu i janë bashkuar Drenasit.
Klubi ka bërë të ditur se të gjithë këta futbollistë kanë nënshkruar kontrata tre vjeçare.