Te Paris Saint-Germain kanë vendosur të ndryshojnë. Me drejtorin e ri sportiv Luis Campos, klubi po punon të përgatisë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Sipas Le Parisien, zëvendësuesi i Leonardo-s ka ndërmend të largojë nga ekipi ata futbollistë që nuk bëjnë më pjesë në planet e klubit edhe duke përdorur një mënyrat e forta.
Lojtarët që konsiderohen të tepërt dhe që do të kundërshtojnë zgjedhjet e klubit në merkato do të izolohen dhe do të nxirren jashtë ekipit.
Për drejtuesin kjo metodë nuk është aspak e re. Edhe në të kaluarën, në f a kt, në kohën e Lille, lojtarë të ndryshëm, mes të cilëve edhe mbrojtësi Julian palmeri, janë ankuar për metodën e drejtuesit aktual të parisienëve.
Futbollistët kanë shpjeguar në atë kohë se lojtarët e padëshiruar trajtoheshin shumë keq: largoheshin nga skuadra dhe detyroheshin të ndërroheshin në një tjetër dhomë zhveshjesh. Gjithashtu iu hiqej edhe vendi i parkimit, për t’i bindur që të largoheshin sa më shpejt.
Në listën e lojtarëve që konsiderohen të tepërt te PSG duket se janë shumë yje të skuadrës, por mbi të gjithë bien në sy emrat e Kurzaëa-s dhe Mauro Icardi-t.