Njëri ndër futbollistët më të mirë në Superligën e Kosovës, Valmir Veliu karrierën e tij do ta vazhdojë në Turqi.
Sulmuesi anësor i Llapit ka arritur marrëveshje me skuadrën e Superligës së Turqisë, Gaziantep, e cila e prezantoi ditën e sotme.
Gazeta Olle kishte raportuar për këtë marrëveshje para dy ditëve.
Te skuadra e Llapit, Veliu ishte ndër futbollistët kryesor ku edhe fitoi dy herë Kupën e Kosovës me klubin.
Sulmuesi në edicionin e fundit kishte shënuar 10 gola dhe dhuroi 10 asistime në të gjitha garat.
Padyshim se ky transferim është njëri ndër nënshkrimet më të mëdha të arritura nga futbollistët e Superligës së Kosovës.