Legjenda e futbollit, Arbnor Morina, kapiteni i fundit i Prishtinës në Ligën e Dytë Unike të ish Jugosllavisë, aktualisht kryetrajner i Ferizajt, tha se gazeta “Bota sot” gjithmonë ka qenë e pranishme dhe e ka dërguar lajmin në të katër anët e botës.
Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, në vitet e pavarësimit dhe disa vite pas lufte, me fjalë më të mira për gazetën
“Bota sot”, duke uruar edhe shumë e shumë vite të suksesshme.
“Bota sot e ka përcjell sportin në baticat dhe zbaticat e saja, në kohërat e arta dhe në kohën e sakrificës.
Gjithmonë duke qenë prezent dhe duke e dërguar lajmin në të katër anët e botës me korrektësi dhe krenari.
Gjithmonë afër sportistëve dhe gjithmonë në promovimin e tyre me vlerat sportive dhe kombëtare.
Ju lumtë dhe ju dëshiroj punë të mbarë edhe më tej’, uron Morina.