Gabriel Jesus do t’i bashkohet Arsenalit me një marrëveshje të përhershme, tani është 100% e kryer dhe e përfunduar.
Kështu raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano i cili thotë se Arsenali pati një kontakt të ri të drejtpërdrejtë me lojtarin dhe agjentin e tij Marcelo Pettinati ku edhe është arritur marrëveshja mbi kushtet personale.
Gabriel Jesus do të nënshkruajë kontratë deri në qershor 2027 si lojtar i ri i Arsenalit, që ishte prioriteti i tij kryesor prej shumë kohësh.
Manchester City tashmë ka pranuar propozimin përfundimtar për çmimin prej 45 milionë funteve, siç u zbulua të premten.
Gjashtë klube iu drejtuan agjentëve të Gabriel Jesus, por prioriteti i tij ka qenë gjithmonë Arsenali. Drejtori Edu dhe Mikel Arteta, ishin kyç për të përfunduar marrëveshjen.
Arsenali do të shpallë Gabrielin si nënshkrimin e tretë pas Matt Turner dhe Fábio Vieira.