Ish futbollisti i mirënjohur, Gazmend Haliti, uron 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”, duke thënë se është rritur me këtë gazetë.
Haliti shprehet se “Bota sot”, shquhet me lajme të shpejta e të sakta.
“Urime ‘Bota sot’.
Jemi rritur me gazetën “Bota sot” dhe vazhdojmë të informohemi shpejtë të gjithë sportistët!
Informacionet e shpejta për të gjitha sportet, ku merita të veçanta ka gazetari i mirënjohur Kemajl Goca, për punën profesionale, për çka e përgëzoi!
Uroj përvjetorin e 27-të, duke ju dëshiruar shumë vite të suksesshme!”, uron Haliti, aktualisht trajner.