Sportingu i Lisbonës është gati t’i ofrojë Cristiano Ronaldos mundësinë për t’u rikthyer në klub këtë verë.
37-vjeçari thuhet se po mendon të largohet nga Manchester United për shkak të shqetësimeve mbi ambiciet e klubit.
Dhe, sipas “The Sun”, Sportingu ka qenë në kontakt me Ronaldon. Klubi portugez thuhet se ka shprehur interesim për ta rikthyer atë në klub.
“Sporting e di se Ronaldos i pëlqen të fitojë trofe.
Kjo duket shumë larg për Manchester Unitedin për momentin dhe koha po ikën për Ronaldon. Pra, ku ka mënyrë më të mirë për të përfunduar karrierën e tij sesa të kthehet në shtëpi dhe të luajë në Portugali. Është një ligë e fortë dhe një mënyrë jetese e shkëlqyer. Zyrtarët e lartë i bëjnë të ditur Ronaldos se janë të interesuar nëse ai dëshiron të largohet nga United”, citon gazeta të ketë thënë një burim.