Adil Vokrri: Urime gazeta “Bota sot”, gjithmonë në shërbim të sportistëve 

Futboll

Adil Vokrri: Urime gazeta “Bota sot”, gjithmonë në shërbim të sportistëve 

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 21:05
Adil Vokrri

Ish futbollisti i mirënjohur, Adil Vokrri, uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”, duke e vlerësuar lart punën e saj. 

Vokrri, një fund të viteve të 80-ta ka luajtur për Prishtinën në Ligën e Dytë Unike Federative të ish Jugosllavisë, pastaj futbollist i shquar në kohën e pavarësimit dhe në vitet e pas luftës. 

“Urime gazeta “Bota sot”, gjithmonë në shërbim të sportistëve.

“Bota sot” raporton me korrektësi dhe profesionalizëm, për të gjitha gjeneratat, nga gjenerata e artë, e sakrificës dhe në vitet e pas luftës.

Është gazetë që i jep frymë sportit dhe nuk e harron asnjëherë gjeneratën kulmore ndër vite që ka pasur Kosovës. Urime të përzemërta”, uron Vokrri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat