Drita dhe Ballkani kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore mes vete, e cila u fitua nga gjilanasit.
Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu fitoi me rezultatin 1:0.
Goli i vetëm dhe i fitores u shënua nga përforcimi i “Intelektualëve”, Besnik Krasniqi, i cili shënoi nga pika e penalltisë.
Kjo ndeshje u zhvillua në Ohër, atje ku të dy klubet po përgatiten para ndeshjeve në arenën ndërkombëtare.
Kujtojmë se Ballkani do të përballet me Zalgirisin e Lituanisë në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Kurse, Drita do të përballet me skuadrën nga Finlanda, Inter Turku, në raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.