Neymar JR dhe Cristiano Ronaldo duket se e kanë fatin e ndërlidhur me njëri-tjetrin.
Ylli brazilian lidhet me një largim të mundshëm nga Paris Saint-Germain dhe përveç Juventus, si destinacion i mundshëm shihet edhe Manchester United.
Cristiano Ronaldo në anën tjetër thuhet t’i jetë ofruar skuadrës së Romës.
Sipas raportimeve të fundit nga Italia, transferimi i Neymar JR te Man United do të ishte çelësi që hap rrugën për kalimin e CR7 te Roma.
Portugezi duket i hapur për një ri-bashkëpunim me trajnerin Jose Mourinnho.
Mbetet të shihet nëse këto dy lëvizje do të kompletohen gjatë merkatos së verës.