Ish futbollisti dhe ish kapiteni i Llapit të Podujevës, Fatmir Berisha, tha se gazeta “Bota sot” është gazeta më e mirë.
Ai tha se ishte e vetmja gazetë që informonte për të gjitha ngjarjet në kohërat më të vështira dhe sot është zë i fuqishëm i sportit.
“Urime 27 vjetori i gazetës më të mirë kombëtare ‘Bota sot’ e cila një kohë ishte e vetmja gazetë që na informonte me ngjarjet politike e sportive në vend dhe është gazeta e vetme e cila i përcjell të gjitha të arriturat e sportistëve shqiptarë si në Kosovë dhe jashtë vendit në të gjitha sportet.
Ju lumtë, jeni gazetari më i mirë shqiptar i sportit Kemajl Goca, e ju dëshiroj shumë suksese edhe në të ardhmen ju dhe gjithë stafit të gazetës kombëtare “Bota sot””, uron Berisha.