Kelmend Muhaxhiri, ish futbollist i mirënjohur, uron 27 vjetorin e gazetës “Bota sot”.
Muhaxhiri ka qenë prej futbollistëve më të mirë në Kosovë në vitet e 80-ta, duke luajtur me Ramiz Sadikun e Prishtinës një vit (1983-1984) në Ligën e Dytë federative të ish Jugosllavisë, grupi i Lindje.
Muhaxhiri tha se “Bota sot” është një zëdhënëse e fuqishme e sportit kombëtar.
Foto e viteve të 80-ta
“Urime gazeta “Bota sot”. Iu përgëzoj për punën dhe afirmimin e sportit mbarëshqiptar.
Gazetë që i kushton rëndësi të gjitha sporteve dhe gjeneratave, nuk i harron asnjëherë vitet e arta të sportit të Kosovës”, uron Muhaxhiri.